Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË FRANKOFONISË

 Shef i delegacionit: SLAVICA STANKOVSKA

                Anëtarë: NELKO STOJANOSKI
                               HUSEINI HUSEINXHEVAT
                               ILJAZ HALIMI 

Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është organizatë ndërqeveritare e formuar më 20 mars 1970, nga 21 shtete dhe qeveri kulturore dhe teknike, nën emrin Agjencia për bashkëpunim (Agence de cooperation culturelle et technilue-ACCT), ndërsa në vitin1988 ajo riemërohet në Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (Organization internationale de la Frankophonie-OIF). Në këtë organizatë me seli në Paris, sot janë pjesëtare 56 shtete dhe qeveri dhe 14 shtete mbikëqyrëse.

Qëllimet kryesore të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë janë: promovimi i gjuhës frënge dhe dallimeve gjuhësore dhe kulturore, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit, stërvitjes, arsimit sipëror dhe hulumtimit, zhvillimit të bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe solidaritetit.
Asambleja Parlamentare e Frankofonisë është kuvend përfaqësues i Frankofonisë dhe kuvend i saj konstituiv. Ai është formuar në maj të vitit 1967 në seancë konstituive në Luksemburg me emrin “Asociacioni Ndërkombëtar i parlamentarëve të cilët e flasin gjuhën frënge”, ndërsa në korrik të vitit 1998 në Asamble Parlamentare të Frankofonisë (Assamblee parlamentaire de la Francophonie-APF).

Asambleja Parlamentare e Frankofonisë paraqet vend për debate, propozime, dhe këmbim mendimesh për të gjitha çështjet me interes të anëtarëve të vet. Në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë ndërkombëtare të Frankofonisë Asambleja ndërmerr aksione në fushën e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin e demokracisë, të cilat kanë për qëllim ta përforcojnë solidaritetin ndërmjet institucioneve parlamentare dhe ta promovojnë demokracinë dhe mbisundimin e paqes, veçanërisht në bashkësitë frankofone. Kuvendi parlamentar i Frankofonisë jep kontribut të dukshëm në debatet për temat, siç janë: liria dhe të drejtat politike, parlamentet dhe komunikimi, hapësira ekonomike frankofone, arsimi, pengesat për difuzion të diturive në vendet frankofone, vendi i gjuhës frënge në organizatat ndërkombëtare etj.

Në kuadër të Dimensionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë janë formuar edhe organet në vijim: Rrjeti i grave parlamentare, Rrjeti parlamentar për luftën kundër HIV/SIDËS, Parlamenti i frankofonëve të rinj etj. Në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë marrin pjesë 77 parlamente, asamble parlamentare ose Këshilla të vendeve, krahinave, rajoneve dhe organizatave ndërkombëtare. Seksioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, si dhe Byroja e Seksionit dhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë  janë themeluar në janar të vitit 2001.

 
a

Na ndiqni në: