Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


KOMITETI I PËRZIER PARLAMENTAR I UE – REPUBLIKA E MAQEDONISË

Dokumente

Komiteti i Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian (UE) është i formuar në bazë të Rezolutës së Parlamentit Evropian prej 10 marsi 2004, si dhe vendimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë prej 7 dhjetori 2004 për themelimin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim dhe në bazë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Republikës së Maqedonisë (veçanërisht neni 114). Formimi i Komitetit të përzier parlamentar (KPP) është reflektim i përcaktimit të fuqishëm i vendit tonë për anëtarësim me të drejt të plotë në UE, si dhe i përpjekjeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet dialogut parlamentar, të kontribuojë kah procesi i eurointegrimit dhe arritjes së standardeve evropiane. Në bazë, KPP paraqet forum ku anëtarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian do të shkëmbejnë përvoja, mendime dhe qëndrime për përforcimin e partneritetit të ndërsjellë. Komiteti, si trup bilateral me të cilin  Republika e Maqedonisë veçohet nga vendet tjera të ashtuquajtur Ballkani perëndimor, paraqet përforcim formal dhe efikas dhe ngritje në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian. Qëllimi themelor i KPP është shqyrtim i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE, veçanërisht implementimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Me propozim të Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar mund tu jepen rekomandime Parlamentit Evropian, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Këshillit të Unionit Evropian dhe Komisionit evropian. KPP takohet dy herë në vit – një herë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe një herë në Parlamentin Evropian. Mbledhjet e Komitetit të Përzier Parlamentar përfundojnë me miratimin e Deklaratës përfundimtare e cila në të vërtet është dokument në të cilin janë të përfshira qëndrime të përbashkëta për çështjet e caktuara aktuale.

   Shef i delegacionit: ANDREJ ZHERNOVSKI

             Nënkryetarë: TEUTA ARIFI
                                   SLLOBODAN ÇASHULE

                  Anëtarë:  JANI MAKRADULI
                                   BLLAGORODNA MINGOVA KREPIEVA
                                   CVETANKA IVANOVA 
                                   IVAN ATANASOVSKI
                                   ADNAN JASHARI
                                   EJUP RUSTEMI
                                   LILJANA IVANOVSKA
                                   NEZHDET MUSTAFA
                                   GANKA SAMOILLOVSKA CVETANOVA
                                   ZORAN KRSTEVSKI
                                   ZAMIR DIKA
                                   MARJAN GJORÇEV
                                   TEUTA ARIFI
                                   SLLOBODAN ÇASHULE

   Zëvendës-anëtarë: CVETANKA GASHOSKA
                                   JANAQE VITANOVSKI
                                   RISTE BISLLIMOVSKI
                                   EMILIJA KOSTADINOVA
                                   RAFET MUMINOVIQ
                                   GAJUR SARAÇ
                                   NELKO STOJANOSKI
                                   JUSUF ARIFI
                                   SASHKO KEDEV
                                   GJORGJI OROVÇANEC
                                   ABDUADI VEJSELI
                                   XHEVDET NASUFI

 
a

Na ndiqni në: