Aktivitete

E martë, 13 shkurt 2018 

DEPUTETËT KOSTADINOV DHE ISMAILI NË PUNËTORI NË VJENË 

Deputetët Kostadin Kostadinov dhe Rexhail Ismaili, nga 13 deri më 15 shkurt 2018, në Vjenë marrin pjesë në punëtori të organizuar nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) me temë Politika tregtare rajonale për përfaqësues të parlamenteve të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi. 

Punëtoria ka për qëllim t'u ndihmojë deputetëve për të marrë pjesë dhe të ndikojnë në sferat kryesore për diskutim për çështje tregtare, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e strategjive për zgjidhje të problemeve rajonale dhe lokale. 

 
a

Na ndiqni në: