Aktivitete

E hënë, 12 shkurt 2018 

KOMISIONI PËR KULTURË NË VIZITË PUNE NË MUZEUN E MAQEDONISË 

Komisioni për Kulturë sot realizoi vizitë pune në Muzeun e Maqedonisë, me ç'rast mbajti takim me Gordan Nikollov, u.sh. drejtor i Muzeut. 

Anëtarët e Grupit punues, në përbërje Irena Stefoska, Nikica Korubin, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Vesna Damçevska-Ilievska, u njoftuan me aktivitetet dhe planet e Muzeut, si dhe me një sërë sfidash dhe problemesh me të cilat ballafaqohet ky institucion. 

Nga ana e drejtorit u theksua se Muzeu gjendet në gjendje shumë të keqe dhe nevojitet meremetimi i tij, rregullimi i brendshëm dhe mirëmbajtja e gjithë objektit që të mund të funksionojë sipas standardeve themelore të muzeut. 

Megjithatë, udhëheqësia e Muzeut njoftoi se në plan janë shumë aktivitete për rivitalizimin e Muzeut, riadpatimi i hapësirës së disponueshme dhe rirregullmi i regjisë me një koncept më modern. 

Të pranishmit theksuan se Muzeu i Maqedonisë është institucion me rëndësi të madhe historike dhe kulturore për Republikën e Maqedonisë, ndërsa Komisioni për Kulturë, në pajtim me kompetencat e veta, në të ardhmen do të bashkëpunojë me Muzeun në drejtim të përmirësimit të gjendjeve në të cilat gjendet. 

 
a

Na ndiqni në: