Aktivitete

E martë, 6 shkurt 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me drejtorin politik të ngarkuar për seminaret Ros-Rot të AP të NATO-s, z. Henrik Blidall

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në qershor të këtij viti do të jetë për herë të shtatë mikpritës i seminarit Ros-Rot të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim me drejtorin politik të ngarkuar për seminaret Ros-Rot, z. Henrik Blidall, i cili në kuadër të përgatitjeve për seminarin është në vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë.  

Gjatë takimit, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të jetë përsëri mikpritës i seminarit Ros-Rot të AP të NATO-s, veçanërisht duke e pasur parasysh faktin se i njëjti do të mbahet në kohë kur Republika e Maqedonisë punon në mënyrë të fuqizuar në planin e integrimit euroatlantik, si edhe pak para Samitit të NATO-s në muajin korrik në Bruksel. 

Sa i takon konkretisht vetë organizimit të seminarit, kryetari i Kuvendit theksoi se shërbimi i Kuvendit do të japë përkrahje të plotë profesionale dhe operative dhe së bashku me shërbimin e AP të NATO-s do i ndërmarrë të gjitha përgatitjet e domosdoshme që ky eveniment i rëndësishëm ndërkombëtar të realizohet në nivelin më të lartë. 

Z. Henrik Blidall falënderoi për pranimin nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të jetë mikpritës i këtij seminari dhe theksoi se ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i plotëson të gjitha standardet për mbajtjen e të njëjtit.  

AP e NATO-s mban dy ose tre seminare Ros-Rot në vit. Për dy ose tre ditë, anëtarët e parlamenteve të vendeve-anëtare të NATO-së dhe të vendeve-partnere takohen me përfaqësues qeveritarë, me përfaqësues të NATO-s dhe të organizatave tjera ndërkombëtare, si edhe me ekspertë nga universitetet, tink-tenke dhe organizata joqeveritare, për të biseduar për një çështje konkrete të sigurisë me interes të përbashkët.

 
a

Na ndiqni në: