Aktivitete

E enjte, 24 maj 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETAREN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z-NJËN ANA BËRNABIÇ

Gjatë takimit, konstatimi i përbashkët ishte se zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale,  bashkëpunimin rajonal dhe multilateral janë me të vërtetë në  nivel të kënaqshëm, dhe se ka intensifikim të vizitave të ndërsjella në nivele të ndryshme.

më shumë...

E mërkurë, 23 maj 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME KRYETAREN E  KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË, ZONJËN MAJA GOJKOVIQ

Në përbërje të delegacionit ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Serbisë: z. Ivan Stoiljkoviq, kryetar i Grupit; z. Ilija Nikollovski, anëtar i grupit dhe zonja Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim. 

më shumë...

E martë, 22 maj 2018 

DEBAT MBIKËQYRËS I KOMISIONIT PËR KULTURË PËR MENAXHIM ME RAJONIN E OHRIT 

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat mbikëqyrës me temë "Ligji për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme në kontekst të Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore". 

më shumë...

E hënë, 21 maj 2018

Liderët politik u bashkuan që të sigurojnë se Kuvendi i udhëheq integrimet Euro-Atlantike 

Dialogu i parë Zhan Mone me Kuvendin u mbajt në Ohër më 17 dhe 18 maj. Pas dialogut dyditor joformal dhe të hapur, partitë politike e konfirmuan edhe njëherë konsensusin për të punuar së bashku që vendi të përparojë kah anëtarësimi në BE dhe të integrohet në strukturat Euro-Atlantike. 

më shumë...

E enjte, 17 maj 2018

Kryetari Xhaferi priti Kryeministren e Britanisë z-nj. Tereza Mej

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi organizoi pritje për nder të Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, z-njën Tereza Mej. 

më shumë...

E mërkurë, 16 maj 2018, Sarajevë 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË TAKIMIN RAJONAL PËR BARAZI GJINORE DHE KORRUPSION 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i prezantuar nga Gjulmser Kasapi, Liljana Kuzmanovska dhe Katerina Kuzmanovska, dje mori pjesë në takimin rajonal në Sarajevë, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë, në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut dhe organizatën e OSBE-së për siguri dhe bashkëpunim në operacionet e Evropës në rajonin, me temë "Barazia gjinore dhe korrupsioni".

më shumë...

E enjte, 17 maj 2018 

Njoftim i GPNP për të drejtat e personave të LGBTI-së, me rastin e 17 majit - Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe biofobisë  

Më 17 maj, Dita ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe biofobisë, e cila këtë vit mbarë botën shënohet me moton "Aleanca për solidaritet", Grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave të LGBTI-së e shpreh solidaritetin me personat e LGBTI-së që kanë përjetuar lloje të ndryshme të stigmatizimit, diskriminimit dhe dhunës.   

më shumë...

E mërkurë, 16 maj 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E MËPARSHËM TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, Z. MILAN KUÇAN 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi sot realizoi takim me presidentin e mëparshëm të Republikës së Sllovenisë, z. Milan Kuçan. Në takim ishin të pranishëm deputetët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, z-nja Frosina Tashevska Remenski, z-nja Shpresa Hadri dhe z. Nexhmetin Karemani. 

më shumë...

E martë, 15 maj 2018

MBLEDHJA E GJASHTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Sot, në kudër të Mbledhjes së 16-të të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me temë: "Perspektiva franceze mbi ardhmërinë e BE-së" fjalime hyrëse mbajtën kryetari i Komisionit, z. Artan Grubi, ambasadori i Francës në Maqedoni, SH.T. z. Kristian Timonie dhe z. Iv Bertonçini, kryetar i Lëvizjes Evropiane të Francës dhe nënkryetar i Lëvizjes Evropiane Ndërkombëtare.

më shumë...

E enjte, 10 maj 2018

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi në Panel - diskutimin me temën: Roli i etikut parlamentar në zbatimin dhe respektimin e Kodit etik në Parlamentet e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës 

Më lejoni që në fillim të shpreh kënaqësi dhe mirënjohje ndaj ambasadorit të Republikës së Francës në Maqedoni, z. Kristijan Timonie për bashkëpunimin e deritanishëm dhe para së gjithash, për ndihmën profesionale të cilën e pranojmë si Kuvend nga kolegët tanë francezë dhe në përgjithësi nga shteti francez. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 34
  •