Kumtime

E premte, 16 shkurt 2018

Kuvendi i hapur 

Ju njoftojmë se më 23 shkurt 2018 (e premte), Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të jetë i hapur për vizitë nga ana e qytetarëve.

Kjo paraqet mundësi që vizitorët ta shikojnë brendësinë e godinës si karakteristikë e rëndësishme historike e shtetësisë së Maqedonisë dhe të marrin përgjigje në pyetjet e tyre.

më shumë...

E martë, 13 shkurt 2018

Kryetari Xhaferi me delegacionin e Kuvendit në Konferencë në Villton Park

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe rreth 30 përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, shërbimeve në Kuvend, Institutit Parlamentar dhe përfaqësuesve të organizatave civile, prej më 14 deri 16 shkurt të vitit 2018 do të marrin pjesë në Konferencë që do të mbahet në Vilton Park, Britania e Madhe.

Konferenca është me temën "Ndërtimi i parlamentit efikas dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë", në organizim të Ambasadës britanike dhe Vestminster Fondacionit për Demokraci.  

më shumë...

E premte, 9 shkurt 2018

Vendosja e luleve të freskëta me rastin e festës profesionale të diplomatëve rusë „Dita e diplomacisë ruse“ 

Me rastin e festës profesionale të diplomatëve rusë „Dita e diplomacisë ruse“ Delegacioni i Kuvendit në përbërje: Vjekosllav Angjelkovski, Marija Aleksovska dhe Gjulser Klinçe, do të vendos lule të freskëta para përmendores „Kryqi Rus“.

Ngjarja do të mbahet sot, në orën 11:00, në Parkun e Qytetit në Manastir.

më shumë...

E martë, 6 shkurt 2018

Delegacioni i Kuvendit në Strasburg

Në pajtim me nenin 114 të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe sipas Rregullores së Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, prej 6 deri më 8 shkurt 2018 në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës do të mbahet Mbledhja e 14-t e Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian - Komiteti Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim.   

më shumë...

E hënë, 29 janar 2018 

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në mbledhjen e 11-të, do të mbajë Debat publik për: Propozim-ligjin për ndjekje të komunikimeve dhe Propozim-ligjin për Agjencinë operative-teknike. Debati publik do të mbahet më 2 shkurt (e premte) 2018, me fillim nga ora 10:00-15:00, në Sallën "Boris Trajkovski" në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

më shumë...

E premte, 26 janar 2018

Debat publik me temë: Efektet nga zbatimi i Ligjit për lëndë të para minerale në mjedisin jetësor dhe ekonominë

Komisioni për Çështje Ekonomike në Mbledhjen nr. 4 do të mbajë debat publik me temë: Efektet nga zbatimi i Ligjit për lëndë të para minerale në mjedisin jetësor dhe ekonominë. Debati publik do të mbahet më 1 shkurt (e enjte) 2018, me fillim prej orës 12:00, në Sallën „Boris Trajkovski“, në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

më shumë...

E hënë, 22 janar 2018

Vizitë studimore në Bruksel

Në kornizat e Programit për mbështetjen e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizim të Parlamentit Evropian, më 22 dhe 23 janar 2018 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, do të realizohet vizitë studimore për deputetët e sapozgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

më shumë...

E hënë, 22 janar 2018 

Delegacioni i Kuvendit në sesionin dimëror të APKE në Strasburg 

Në sesion të rregullt dimëror në Asamblenë Parlamentare të këshillit të Evropës, që u mbajt më 22 dhe 26 janar të vitit 2018 në Strasburg, Francë, morën pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me përbërje Betian Kitev, shef i Delegacionit dhe Afrim Gashi, zëvendësanëtar.  

më shumë...

E martë, 19 dhjetor 2017 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË FORUMIN PARLAMENTAR NË VJENË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje z. Goran Milevski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe z. Hari Llokvenec, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë morën pjesë në mbledhje me temë: "Sfidat për furnizim të sigurt energjetik në rajonin e Komunitetit energjetik" në organizim të Komunitetit energjetik dhe të Forumit parlamentar për Evropën Juglindore me temë: "Efikasiteti energjetik dhe klima" në organizim të Shoqatës gjermane për bashkëpunim të cilat do të mbahen më 19 dhe 20 dhjetor 2017 në Vjenë, Austri. 

më shumë...

E mërkurë, 6 dhjetor 2017

Ndarja e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“

Më 8 dhjetor 2017 (e premte), në Sallën Solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në orën 13:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ do ta ndajë Çmimin Shtetëror „Shën Kliment Ohridski“ për vitin 2017 për njohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

më shumë...