Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 17 janar 2018

Fjala e kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e Shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti - Skënderbeut 

"Unë jam mik i virtytit, e jo i fatit", kjo është thënie nga letra e Gjergj Kastriot Skënderbeut drejtuar mbretit  napolitan Ferdinand. E citoj këtë thënie të të madhit Skënderbe, për shkak se në esencë, e reflekton pikërisht karakterin e tij dhe sistemin e tij të vlerave që e përshkon tërë jetën e tij. Siç është e ditur, në ditën e sotme, para 550 viteve, në moshën 62vjeçare ndërron jetë nga malaria në Lezhë. 

më shumë...

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën Përfundimtare të Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë me rastin e Projektit "Përforcimi i dialogut rinor për promovimin e proceseve demokratike në dritën e integrimeve euroatlantike" 

Më lejoni që në fillim t'ua uroj jubileun, njëzet vite prej formimit të Këshillit Euro-atlantik të Maqedonisë. Periudhë në të cilën ju si organizatë joqeveritare u etabluat si subjekt shumë i rëndësishëm shoqëror në realizimin e përcaktimit tonë strategjik, dhe ky është integrimi i tërësishëm në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

më shumë...

E hënë, 11 Dhjetor 2017

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË DEBATIN PUBLIK “70 VJET NGA DEKLARATA E PËRGJITHSHME E TË DREJTAVE TË NJERIUT: VËSHTRIM“

Sot jemi këtu ta shënojmë dhjetë dhjetorin ditën kur në vitin e largët 1948 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e miratoi këtë Deklaratë. Deklarata e cila sipas gjerësisë së saj të vlerave, sipas meje, është dobi e lartë civilizuese në historinë e njerëzimit.

më shumë...

E premte, 24 nëntor 2017 

Fjalimi i kryetarit Xhaferi në evenimentin ndërkombëtar „16 ditë aktivizëm kundër dhunës gjinore“

"Të gjithë qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë sipas dinjitetit dhe të drejtave. Ato janë të pajisur me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet ndaj njëri tjetrit të sillen në frymën e vëllazërisë".

më shumë...

E enjte, 23 nëntor 2017, Poreç, Kroaci

Fjalimi i kryetarit Xhaferi me rastin e përurimit të shtatores së Nënë Terezës

Me të vërtetë më paraqet kënaqësi të madhe që sot jam i pranishëm në zbulimin solemn të përmendores së shenjtores Nënë Terezë, këtu në Poreç. Për ne shqiptarët, pa dallim se ku jetojmë dhe cilës fe i takojmë, a besoj se edhe për çdo njeri human, shenjtorja e bekuar Nënë Tereza është simbol i humanizmit pakufi, i dashurisë dhe kujdesit pikërisht ndaj atyre njerëzve ndaj të cilëve jeta ka qenë e pamëshirshme.

më shumë...

E premte, 17 nëntor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në takimin e punës të GPNP me temë „Familje për çdo fëmijë“

Kur e lexoja programin për takimin e sotëm, a sidomos temën "Familje për çdo fëmijë", mu kujtua romani i Çarlls Dikens, "Oliver Tvist", i cili rrëfimin e vet e fillon me përshkrimin e kushteve për jetë të fëmijëve pa prindër në një jetimore dhe me keqpërdorimin e  tyre më të vrazhdë. Besoj se shumë prej jush e kanë lexuar romanin ose po kanë shikuar ndonjë nga shumica e versioneve filmike që janë incizuar sipas këtij romani.

më shumë...

E mërkurë, 15 nëntor 2017

FJALIMI I KRYETARIT XHAFERI NË KONFERENCË RAJONALE E RRJETIT TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE PËR EKONOMI, FINANCA DHE EUROINTEGRIME TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Sipas rregullit, nëntori dhe dhjetori, në të gjitha shtetet janë muaj kur në parlamentet në çaste të caktuara ka edhe debate të nxehta rreth buxhetit për vitin e ardhshëm. Prandaj, mendoj se ky është tajmingu i vërtetë për konferencën e sotme në të cilën temë e debatit është "Parlamentet e Ballkanit Perëndimor dhe Mbikëqyrja Buxhetore". 

më shumë...

E hënë, 30 tetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në hapjen e Konferencës Shkencore për Ndotjen e Ajrit

“Mendo globalisht - vepro lokalisht” është motoja në veprimin e shumë organizatave të gjelbra joqeveritare dhe partive të gjelbra politike. Konsideroj se kjo mënyrë e të menduarit, nëse dëshironi edhe filozofia e të jetuarit duhet të jetë bazë e vetëdijes ekologjike, e me të edhe e kujdesit për mjedisin jetësor të çdo njeriu në planetin Tokë. Personalisht, konsideroj se sikurse paqja që është kategori e pandashme, ashtu edhe mbrojtja e mjedisit jetësor, përkatësisht kujdesi për planetin tonë është kategori e pandashme.

më shumë...

E premte, 27 tetor 2017

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e 8-të të kryetarëve të Parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me temë: „Integrimet e BE-së: rezultatet dhe aspiratat“

Kjo është konferenca e tetë e kryetarëve të asambleve të rajonit tonë, të Ballkanit perëndimor, në organizim të Asamblesë  Nacionale Hungareze dhe këto takime tona tani më veç bëhen traditë për të cilën jam i bindur se do të vazhdojë. Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ti falënderohem mikpritësit tonë, kolegut të respektuar Llasllo Kover, a nëpërmjet tij edhe Asamblesë Hungareze për vazhdimësinë e shfaqur në aktivitetin e tyre ndërkombëtar, respektivisht, diplomacinë parlamentare për shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

më shumë...

E mërkurë, 18 tetor 2017

Promovimi i plurazmit kulturor dhe paqes nëpërmjet dialogut inter-fetar dhe inter-etnik

Planeti ynë Toka mbijeton dhe është e bukur para së gjithash, për shkak të biodiversitetit natyror. Unë personalisht besoj se po aq i rëndësishëm për mbijetesën e planetit Tokë është diversiteti etnik, kulturor, gjuhësor dhe religjioz, respektivisht diversitetet që e krijojnë dhe e lëvizin civilizimin njerëzor.

më shumë...