Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E shtunë, 17 shkurt 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË BULLGARISË RUMEN RADEV 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, z. Rumen Radev, i cili qëndron në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë.

më shumë...

E premte, 9 shkurt 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z-NJËN XHOANA MEJKOK, SEKRETAR GJENERAL NË LOBIN EVROPIAN TË GRAVE 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, realizoi takim me Sekretarin gjeneral të Lobit Evropian të Grave, z-njën Xhoana Mejkok. 

Në fillim të takimit, kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje zonjës Mejkok dhe shprehu kënaqësi për realizimin e takimit. 

më shumë...

E enjte, 8 shkurt 2018

TAKIM I KRYETARIT XHAFERI ME Z. OLEG SHÇERBAK, AMBASADOR I FEDERATËS RUSE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për realizimin e takimit dhe shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse do të vazhdojnë të zhvillohen në vijën përpjetë.

më shumë...

E martë, 6 shkurt 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me drejtorin politik të ngarkuar për seminaret Ros-Rot të AP të NATO-s, z. Henrik Blidall

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në qershor të këtij viti do të jetë për herë të shtatë mikpritës i seminarit Ros-Rot të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi kishte takim me drejtorin politik të ngarkuar për seminaret Ros-Rot, z. Henrik Blidall, i cili në kuadër të përgatitjeve për seminarin është në vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë.  

më shumë...

E enjte, 1 shkurt 2018

Takim i kryetarit Xhaferi dhe Komisarit për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, z. Nils Muzhnieks

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Talat Xhaferi realizoi takim me Komisarin për të drejtat e njeriut nga Këshilli i Evropës, z. Nils Muzhnieks i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. 

më shumë...

E enjte, 18 janar 2018

Takimi i Kryetarit Xhaferi me kryetarin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, z. Ahmed bin Mohamed al-Jarvan

Në fillim të takimit, Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje Delegacionit dhe u shpreh i kënaqur që ka mundësi të takohet me z. Ahmed bin Mohamed al-Jarvan, ish kryetar i Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mbrojtës i sotëm për paqen dhe tolerancën në botë.

më shumë...

E enjte, 18 janar 2018

Takim i kryetarit Xhaferi me z. Jens Stoltenberg, Sekretar gjeneral i NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me z. Jens Stoltenberg, Sekretar gjeneral i NATO-s, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim ishin të pranishëm z. Tomisllav Tuntev, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, z. Ejup Alimi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, z-nja Frosina Tashevska Remenski, kryetare e Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe z-nja Cvetanka Ivanova, Sekretar gjeneral në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

më shumë...

Emërkurë, 17 janar 2018

Vizita e Kryetarit Xhaferi në Republikën e Kosovës

Në kuadër të manifestimeve dedikuar vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ishte në vizitë në Republikën e Kosovës, ku merrte pjesë në Akademinë solemne që u mbajt në Prishtinë me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut dhe në të njëjtën u drejtua me fjalim para të pranishmëve.

më shumë...

E premte, 29 dhjetor 2017

Takimi tradicional i Vitit të Ri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, mbajti takim tradicional të Vitit të Ri me deputetët dhe të punësuarit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

më shumë...

E enjte, 28 dhjetor 2017

Takimi joformal i Kryetarit Xhaferi me përfaqësuesit e medieve

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, kishte takim joformal me përfaqësuesit e mediumeve. 

Takimi zhvillohej në atmosferë të këndshëm dhe të sinqertë ndërsa gazetarët kishin mundësi për parashtrimin e drejtpërdrejtë të pyetjeve ndaj kryetarit Xhaferi. 

më shumë...

  • 1
  • 2
  • 3
  • ...
  • 12
  •