UЕ lajme

E martë, 2 janar 2018 

LEUVARDEN DHE VALETA - KRYEQENDRA KULTURORE EVROPIANE 

Komisioni Evropian çdo vit, duke filluar nga viti 1985, cakton nikoqir nderi për projektin "Kryeqendra evropiane e kulturës" me qëllim promovimin e ndjenjës së bashkimit në BE.  Kështu që, qyteti holandez Leuvarden dhe kryeqyteti i Maltës - Valeta e morën titullin kryeqendra evropiane të kulturës për vitin 2018. 

Leuvarden është qendër administrative e krahinës Frisia në Holandën veriore, e vetme me gjuhë të saj - frisiane veriore. Qyteti për fundin e muajit paralajmëroi fillim të promovimit të shoqërisë së hapur me një sërë evenimentesh në sheshet ku do të ketë vallëzim, teatër dhe muzikë. Ky qytet është i njohur për nga Gertrud Margaret Zele, përkatësisht Mata Hari e famshmja, e cila ka lindur pikërisht këtu në vitin 1976. Me rastin e 100 vjetorit nga vdekja e kësaj valltares holandeze dhe spiune e Luftës së parë botërore, Muzeu në Frision më 15 tetor ka hapur ekspozitë me titull "Mata Hari - gruaja dhe miti". 

Sa i përket qytetit Valeta, organizatorët këtë muaj programin kulturor do ta fillojnë me solemnitet dinjitoz për "Maltese Festa" tradicionale. Në mesin e evenimenteve të paralajmëruara është edhe festivali ndërkombëtar i barokut nga 13 deri në 27 janar në lokacione historike dhe të barokut në qytet. Qyteti kryesor i Maltës është ruajtur në muret e vjetra dhe ka një frymë tërësisht të ruajtur nga kohërat e kaluara, me ç'rast nga viti 1980 është lënë në listën e mbrojtjes botërore të UNESKO-s. 

Përndryshe, vitin e kaluar kryeqendra kulturore të Kontinentit të vjetër ishin Arhusi danez dhe Pafosi i Qipros, ndërsa vitin e ardhshëm atë nder do ta kenë qyteti italian Matera dhe qyteti bullgar Pllovdiv. 

 
a

Na ndiqni në: